Rusi, 24 gusht 2011, NOA - Agjencia kozmike ruse, “Roskosmos”, tha se një anije furnizuese, që ishte nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ka dështuar ta arrijë orbitën e planifikuar.
Anija kozmike furnizuese, “Progres”, ishte nisur sot nga baza Bajkonur në Kazakistan.
Zyrtarët rusë kanë thënë se ajo u përfshi nga flaka në atmosferë dhe se mbeturinat e saj u përplasën në Siberi.
a.q/NOA/ANSA