English

Berisha: Në Libi fitore e madhe, shkrimet e Ramës treguan origjinën e publicistit të dështuar

Tiranë, 24 gusht 2011, NOA- Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme Kryeministri Berisha përshëndeti forcat opozitare të Libisë, të cilat i dhanë fund me sakrificën e tyre regjimit diktatorial 42 vjeçar të kolonelit diktator Muamar Geddafi.

“Dje libianët përjetuan ndonëse në momente dhimbje dhe sakrifice të pakrahasueshme 20 shkurtin e vitit ‘91. Me guximin trimërinë dhe sakrificën e tyre por dhe mbështetjen e NATO-s në mbrojtje të jetës dhe civilëve libian forcat e opozitës çliruan dhe strofullin e fundit të pushtuat nga diktatori në kryeqytetin e tyre, atë që ishte bërë tmerr dhe fer i qytetarëve libian për 42 vite me radhë”, u shpreh kryeministri Beirsha.

Më tej ai shtoi se Qeveria shqiptare ka mbështetur që në fillim koalicionin që u krijua dhe më pas me ndihmën e Aleancës së Atlantikut të Veriut, në mbrojtje të civilëve, të cilët po sulmoheshin barbarisht nga forcat mercenare të kolonelit mizor. Qeveria shqiptare tha ai nuk ka patur potencial të mjaftueshme për tu bërë pjesë e ndihmës, por u ofruan të gjitha kapacitete aeroportuale nëse u nevojiteshin në mbështetje të lëvizjess arabe.

Madje theksoi Berisha, Qeveria shqiptare ka njohur që në fillim Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.

Sakaq ai shtoi se Shqipëria është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha operacionet humanitare në ndihmë të këtij komuniteti dhe të këtij vendi.

Berisha u shpreh se, “Ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Shëndetësisë do të marrin të gjithë masat për të përgatitur ekipet shëndetësore me të gjitha pajisjet e nevojshme për të mbështetur shtetin i cili përjetoi një muaj të tërë lufte dhe masakrash, pro që triumfoi.

Rënia e këtij njeriu përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Fitore e madhe e lirisë me gjithë çmimin që ishte ndoshta i pashmangshëm për tu paguar. Unë mbështes plotësisht deklaratën e presidentit Obama, se diktatori tjetër lau me gjak popullin sirian dhe tregoi se është i biri i të atit dhe Assadi Junior duhet të largohet. Përmbysja e klikave diktatorial, është një zhvillim historik për gjithë botën dhe popujt e shtypit, një fitore e madhe”.

Më tej ai u ndal edhe në qëndrimin e kryesocialistit Rama ku tha se ai i është rikthyer në origjinë, në dy profesione të dështuara, piktura dhe publicistika.

“Dje ankohej, sulmonte pse unë kisha folur pardje për rënien e Tripolit, në një kohë që siç thoshte ai Triploi nuk kishte rënë, por këtë e thoshte vetëm ai dhe asnjë tjetër. Unë i besova të vërtetës dhe e vërteta është që sot koloneli prej të paktën 3 ditësh gjendet në pusetë, iku nga bunkeri, se kjo ndodhi në Tiranë në 20 shkurt. Ne ia dolëm të parandalojmë çdo lloj përplasje, por minjtë ia kishin mbathur tre ditë më parë. Shqetësimi i dytë i zotit Rama ishte se unë e kisha quajtur fitore, unë e quaj një fitore të madhe, pasi një nga vendet më të pasura me resurse natyrore, u mbajtën në një spirale shtypje, ku më shuam se gjysma e popullatës jeton në varfëri, sepse ky vend nën drejtimi ne tij iu nënshtrua sanksioneve nga më të rrepta të akteve terroriste”, deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai hoqi një paralele me vuajtjet e popullit shqiptar duke thënë se, shqiptarët e kanë pasur në kurriz nj situatë të tillë, pasi diktatori Enver Hoxha është në distancë diktatori më i egër më gjakësor më mizor, ndaj tha Kryeministri, ai u shpall Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim ai ironizoi kryesocialistin Rama duke thënë që në darkë mund të dalë një tjetër letër e tij, madje i sugjeroi që të lexoj veprën e Arshi Pipës, ku janë dy vargje për Enver Hoxhën.

a.y/NOA

KOMENTE