Korçë, 24 gusht, NOA – Dy të fëmijë janë ndaluar nga policia e Korçës pasi dyshohet se janë autor të një zjarrëvenie në fshatin Dvoran. Inicialet e adoleshentëve janë A.A 7 vjeç dhe K. C 10.
Duke pasur parasysh moshën tejet të vogël, ndaj të rinjve ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Sipas policisë së Korçës, në orët e pasdites së djeshme, dy fëmijët në kodrat e fshatit Dvoran, duke luajtur me fishekëzjarre kanë djegur kodrat e fshatit.
Policia e Korçës njofton se ndaj tyre ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve”.
a.k/NOA