Australi, 24 Gusht NOA - Galaksitë kanë më pak gaz se sa mbartnin kur universi ishte ende më i ri dhe kjo shpjegon dhe faktin se pse yjet kanë lindur në sasi më të vogla.
Diçka e tillë është zbuluar nga astronomët australianë që kanë studiuar universin nga një radioteleskop Mopra i marrë nga Coonabarabran.
Të drejtuar nga astronomi Robert Braun i Ente Kombëtare të Kërkimeve Csiro, studiuesit kanë vënë përballë njëra tjetrës galaksitë aktuale me ato të 3 deri në 5 miliardë vite më parë.
Ata arritën në përfundimin se galaksitë më antike kishin një përmbajtje më të madhe hidrogjeni si rrjedhojë dhe më shumë yje.
r.b/NOA