Tripoli, 24 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ndërsa prej dy ditësh vijojnë festimet dhe lufta në Tripoli, vjen opsioni i parë mbi atë çka mund të ndërmarrë kolonel Geddafi nëse nuk arrin që të arratiset.
Ky lajm bëhet i ditur nga përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Dabbashi për Bbc, ku shprehet se, “Geddafi do të vetëvritet nëse nuk arrin që të arratiset”.
Ndërkohë Britania e Madhe po përgatitet ti kërkojë një zgjidhje OKB-së për përmirësimin e gjendjes së kryengritësve, nga fondi prej 12 miliardë sterlinash nga të ardhurat libiane të ngrira në Britani.
“Kemi qenë gjithmonë të qartë se kur të vinte momenti të ardhurat libiane të ngrira do të ktheheshin në avantazh dhe për rimëkëmbjen e popullit libian”, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.
a.y/NOA