Venezuelë, 24 gusht, NOA – Në kohën kur gjithë bota është kundër Gedafit, kolonelit nuk i mungojnë edhe mbështetësit mes liderëve botëror. Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka deklaruar se admiron gjithë punën e Gedafit, por mbi të gjitha qëndrimin e tij në këto ditë të vështira.
“Admiroj vullnetin dhe luftën e Gedafit dhe qëndrimin kundër sulmeve që po i bëhen popullit të Libisë”, tha Çavez.
Presidenti i Venezuelës është ndër të paktët që ka përkrahur publikisht Gedafin. Kina dhe Rusia kanë miratuar rezolutën e OKB-së kundër tij. Ndërsa sot Ministri i Jashtëm Kinez tha se duhet të bëhet kalim i shpejt i pushtetit nga Gedati tek Këshilli Tranitor i Opozitës.
a.k/NOA