SHBA, 24 Gusht NOA - Një ishull gjigant plehrash në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, i madh sa dyfishi i sipërfaqes së Francës, kërcënon të bëhet një prej rreziqeve më të mëdha të shkatërrimeve natyrore ekologjike të kohërave tona.
Alarmi është dhënë nga ambientalisti australian Tim Silverwood, i cili është kthyer në Sydney pasi mori pjesë në një ekspeditë ndërkombëtare nëpërmjet Paqësorit perëndimor, duke nisur nga Hawaii në Kanada, për të dokumentuar Gjirin Verior Paqësor.
Ajo çka u vu re ishte një sasi gjigande plehrash që valëvitej në det, pjesa më e madhe e së cilës përbëhej nga plastika.
r.b/NOA