English

Jalil: Pas 8 muajsh do mbahen zgjedhjet në Libi

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA- Në Libi brenda 8 muajve do të mbahen zgjedhjet legjislative, parlamentare dhe presidenciale.

Ky fakt u deklarua nga Presidenti i Këshillit Nacional Transitor libian, Mustafa Abdel Jalil, gjatë një interviste për mediat.

“Duam një qeveri demokratike dhe një Kushtetutë të drejtë. Mbi të gjitha nuk duam që të jemi të izoluar nga bota, ashtu si kemi qenë deri më sot”, është shprehur Jalil.

a.y/NOA

KOMENTE