Gjilan, 24 gusht 2011, NOA- Një djalë i ri nga Kamenica duke menduar se lënda narkotike e mbjellë në arën e tij nuk do të pikasej i ka bërë hyzmet për një kohë të gjatë.
Por mundi i tij ka shkuar dëm, pas ndërhyrjes së policisë dhe prangosjes së tij.
Burime zyrtare nga policia e Gjilanit bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se personi në fjalë e kishte mbjellë arën e tij me misër dhe në mes të saj me synim për ta fshehur kishte mbjellë edhe bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” ku u gjetën dhe konfiskuan 10 bimë narkotike.
Ndërkaq policia ka vënë në pranga të riun në prezencën e babait, i cili ka bërë të pamundurën për ta hequr fajin nga i biri dhe për ta marrë përsipër.
a.y/NOA