English

Lidhja e këngëtares shqiptare me politikanin italian, Vitorio Sgarbi dhe vajza e paligjshme

E mërkurë, 24 gusht 2011, NOA- Një këngëtare shqiptare ka rikthyer sërish në vëmendjen e mediave, politikanin e diskutuar më së shumti kryesisht për çështjet rozë, Vitorio Sgarbi, ku këtë herë ai përflitet për lidhjen e tij me këngëtaren shqiptare si dhe për vajzën e lindur nga kjo lidhje.

Ish-deputet, tashmë kryetar bashkie, pas gjyqit të hapur nga nëna e vajzës së tij , e njohur si këngëtare shqiptare, Sgarbi tashmë zyrtarisht është babai edhe i një 13 vjeçareje gjysëm shqiptare.

Ndërsa i kanë atribuuar për të disatën herë atësinë ai ka reaguar, “Fëmijë kam rreth 40”.

Kështu Vitorio Sgarbi i përgjigjet vendimit të gjykatës së Apelit në Ankona, e cila e ka njohur politikanin ekstremist italian, si babanë e një 13 vjeçare të lindur sipas vendimit të gjykatës, nga një marrëdhënie intime e Sgarbit me një këngëtare shqiptare operash.

“Po mund të kem dyzet fëmijë, katër i kam në Severino dhe të gjithë nuk i kam njohur. Tetë i kam në Salemi, aty ku jam kryetar bashkie”, është shprehur Sgarbi

40 herë baba, ndërsa për rastin e fundit, ai i vajzës së këngëtares shqiptare, kritiku i artit përgjigjet, “E njoh shumë mirë, duke e parë me sy duket si vajza ime, është e lezetshme dhe simpatike. Nëna e saj herë pas here më merr në telefon dhe më sjell që ta takoj. Në momentin që takoj vogëlushen, i them se do të ishte një murgeshë e mirë, në mënyrë që të trembet dhe të mos vijë më të më takojë, të paktën për një vit”, shprehet Sgarbi i cili thekson se do ti drejtohet Gjykatës Supreme.

a.y/NOA

KOMENTE