English

Meta: E paralajmërova Ramën për gabimet me ndryshimet kushtetuese

Jalë, 24 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj / - 3 vjet pas marrëveshjës mes PS dhe PD dhe votimit në Kuvend, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në Jalë deklaron se e kishte paralajmëruar Edi Ramën për gabimet me ndryshimet kushtetuese.

Përveç ndryshimeve në Kushtetutë, z. Meta përmendi edhe ndryshimet në kodin zgjedhor që gjithashtu u kundërshtuan nga LSI-ja dhe tani opozita po i jep të drejtë.

“LSI-ja ka mbajtur qëndrimet më të kristalta në momentet më kritike të demokracisë, të jetës politike, të stabilitetit të vendit, kur ai është vënë në pikëpyetje nga faktorë të caktuar, deklaroi lideri i LSI-së. Sot ata që bënë kodin thonë që e bënë gabim, por në fakt ne e thamë këtë para se ata ta bënin një gjë të tillë. Sot ata që nxitën ndryshimet kushtetuese në mënyrë jostransparente thonë që i bëmë gabim, por në fakt ne u thamë përpara se t’i bënin dhe nuk i morën në konsideratë sugjerimet tona. Investojmë për ta shumëfishuar kontributin e LRI-së, për të rritur përfaqësimin e LRI-së. Siç është sot bilanci i përfaqësimit në këshillin bashkiak të Tiranës shpresojmë të jetë bilanci edhe në përfaqësimin në parlament në vitin 2013”, përfundoi deklaratën e tij kryetari i LSI-së.

Ilir Meta është takuar me të rinjtë e LRI-së, të cilët kanë organizuar një aktivitet disaditor në bregdetin e Jalës.

a.q/NOA

KOMENTE