English

Pasqyra e shtypit, 24 gusht 2011

Tiranë, 24 gusht 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 24 gusht 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Raporti Konfidencial i KLSH: Si vidhen milionat e rrugëve”, i cili flet për një dokument të Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzimet në infrastrukturë. Disa tituj të tjerë janë; “Shoqata Islamike padit Arben Malajn”, “Diveroli i Gërdecit rrezikoj edhe 10 vite burg të tjerë”, “Ish-Zyrtari: Si e hoqëm Skënderbeun në takimin Nano-Erdogan”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Në fuqi ligji i ri, makinat pa doganë, sa do të paguajmë”, i cili flet për ligjin e makinave që hyjnë në vend. Disa tituj të tjerë; “Astrit Patozi: Ndryshimet? Qeveria nuk është perfekte, por ka meritë për sukseset”, “Topi: PD dhe PS s’më pyetën kur ndryshuan Kushtetutën”, “Tiranë, rrëfimi i djalit: Si ma qëlluan tim atë para syve”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “BSH: Çmimet i rriti qeveria”, i cili flet për raportin e Bankës së Shqipërisë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shakaja e hidhur me Berishën, gjobitet 5 mijë euro OJF-ja”, “Hyjnë në fuqi taksat e reja për automjetet”, “Dëmi në buxhet prej shembjes së Piramidës”, “Të dorëhequrit e Bashkisë së Tiranës përcillen pa rrogë”.

Gazeta “Shqiptare” ka si argument kryesor; “ Bllokohet Piramida. Arabët nuk ulin interesat e kredisë për ndërtimin. Ministria e Financave: Nuk përballojmë dot huanë”, i cili flet për procesin e ndërtimit të Kuvendit të ri. Disa tituj të tjerë janë; “Halim Kosova: S’kam vrapuar pas vajzave, i lumtur me Elsën”, “Burrat e Beratit: Na rrahin gratë, duam mbrojtje”, “Kaos te mjekësia, 2000 studentë pa vjeshtë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Prindërit s’kanë para, spitali dëbon fëmijën me kancer “, i cili flet për një ngjarje të ndodhur në Itali. Disa tituj të tjerë janë; “Rëfimi i turistëve: Pse na palëqn Shqipëria”, “Tiranë, ka dhe nuk ka ujë të pijshëm”, “Kume: Duhet urgjent reforma zgjedhore”, “Cikli i letrave, Rama përshëndet rënien e tritolit, kritikon Berishën”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Kreu i Doganave: Nga sot, zero tarifë për makinat, procedurat e re që do të ndiqen”, i cili flet për heqjen e taksës së makinave. Disa tituj të tjerë janë; “Valentina Leksaj: PS në reflektim, kursi i ri i Ramës nuk është tërheqje nga opozita e fortë”, “Topi: Ndryshimi i Kushtetutës? Do të flas me dekrete”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE