English

Peshkopi, plagosen dy vëllezër para gjimnazit të qytetit

Peshkopi, 24 gusht 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Peshkopisë, ku dy persona mbetën të plagosur të qëlluar me armë zjarri para gjimnazit të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake të plagosurit janë dy vëllezër, Redon Uka dhe Spartak Uka, por nuk bëhen ende të ditura arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa dy të rinjtë janë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit.

Ndërkaq nga ana e uniformave blu është identifikuar autori i plagosjes me emrin Aleksandër Kadriu.

Sakaq policia ka nisur menjëherë hetimi, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për vënien para drejtësisë së autorit.

a.y/NOA

KOMENTE