Tiranë, 24 gusht 2011, NOA – Sot hyri në fuqi ligji i ri i taksimit të makinave.Drejtoria e Doganave bën me dije se edhe në bazë të ligjit të ri, të gjithë qytetarët janë të detyruar që të paguajnë 20 përqind të vlerës së mallit ose siç njihet ndryshe si TVSH-ja në doganë.
Sajmir Laçej, Drejtor i tarifës dhe origjinës akcizë -TVSH, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ndër të tjera deklaroi se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur makina të importuara në bazë të ligjit të ri, pasi është testuar sistemi.
Nga hyrja në fuqi e këtij ligji, pritet që të përfitojnë vetëm ata persona të cilët do të blejnë automjete jashtë vendit, që prej ditës së sotme.
a.q/NOA