Tiranë, 24 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj/ - Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit të ri të importit të makinave, ekspertët e cilësojnë si hap pozitiv në drejtim të buxhetit të drejtuesit të makinave.
Përfaqësues të drejtorisë së doganave kanë shpjeguar se ligji kontribuan në taksat për vjetërsisë së makinës, nivelit të harxhimit të madhësisë kubike të motorit dhe detyrimeve që paguhen përkatësish nga autoritetet fiskale shqiptare.
Që nga dita e sotme në të gjitha degët doganore, qofshin këto kufitare apo dogana të brendshme është e mundur që depozitohet deklarimi dhe detyrimet e importit përfshijnë vetëm TVSH.
Teknikisht, saktësohet se taksa bëhet zero vetëm për detyrimet e autoveturave të përdorura gjithmonë, duke i thënë fund spekulimeve, ndërkohë që thotë se qytetarët do të paguajnë në doganë vetëm TVSH 20 për qind. Me hyrjen në fuqi po bëhen testime për aplikime në pikat doganore Deri dje, çdo qytetar që kishte në pronësi një makinë, paguante 7500 lekë për një makinë me benzinë dhe 10 mijë lekë për një makinë me naftë si taksë qarkullimi. Ndërsa taksa e regjistrimit ishte 2400 lekë për të gjitha llojet e veturave. Me ligjin e ri nga sot makinat nuk do të paguajnë më këto taksa. Ligji i ri përcakton se taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë për litër deri në fund të këtij viti dhe nga vitit 2012, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për litër.
a.q/NOA