English

Terror me armë familjes lushnjare, prangoset 22 vjeçari

Lushnje, 24 gusht 2011, NOA- Një 22 vjeçar nga qyteti i Lushnjes ka përfunduar në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me disa të tjerë ka hyrë në ambientet e një familje dhe i ka kërcënuar dhe fyer pjesëtarët e saj.

I ndaluari është identifikuar si Ervis Sula, banues në fshatin Çermë e Sipërme.

Lidhur me këtë ngjarje, burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se shkak për prangosjen e tij është bërë një konflikti për motive të dobëta, ku i riu në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë shkuar në banesën e shtetasit me inicialet Y.S dhe pasi kanë fyer me fjalë pjesëtarët e kësaj familje, i kanë kërcënuar, dhe me pas duke u larguar dyshohet se Sula ka qëlluar në ajër me një arme zjarri gjahu.

Pas denoncimit të bërë nga ana e pjesëtarëve të kësaj familje, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja arme gjahu si dhe arma e gjahut.

Ndërkaq ndaj 22 vjeçarit, nisën hetimet për veprat penale “ Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te gjuetisë”.

a.y/NOA

KOMENTE