Gjirokastër, 25 gusht, NOA - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se viktima quhet Gjergji Shehu, 25 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës. Makina me të cilin udhëtonte Sheu, me targa TR 582 U, është përplasur me bordurat metalike të autostradës. Përplasja ka qenë fatale duke i marrë në mënyrë të menjëhershme jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.k/NOA