New York, 25 gusht 2011, NOA- Kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg, u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për arritjen e uraganit Irene dhe nëse është e mundur edhe evakuim.
“Qyteti po përgatitet për më të keqen dhe për këtë janë kontrolluar spitalet dhe furnizimi i tyre me energji, duke siguruar gjenerator. Qytetarët duhet të bëjnë gati një çantë të ndihmës së shpejtë, ujë dhe sende të domosdoshme”, deklaroi Bloomberg.
Irene pritet të mbërrijë New York gjatë fundjavës dhe pritet të jetë i kategorisë 4-5.
Ndërkaq shefi i emergjencave civile Josepeg Bruno u shpreh se, “Ekziston mundësia që Irene në momentin që do të përplaset në New York të ketë forcë të mëtejshme, dhe për qytetarët janë bërë gati vende evakuimi, të cilat parashikojnë heqjen e njerëzve në disa zona me rrezik ët madh përmbytje.
Mësohet se për momentin uragani është duke u afruar në Bahamas me erëra të forta ë arrijnë një shpejtësi 193 kilometër në orë.
Aktualisht Irene ka shkaktuar vdekjen e një gruaje 62 vjeçare në Portyo Rico, ndërsa në Republikën Domenikane ka lënë rreth 1 milion njerëz pa energji elektrike si dhe 11 mijë të evakuar.
a.y/NOA