English

ALBtelecom dhe Motorola sjellin teknologjinë më të fundit të internetit wirless

E enjte, 25 gusht 2011, NOA- ALBtelecom zgjeron hartën e mbulimit me shërbimin e internetit dhe shumë shpejt do të mbulojë të gjithë territorin shqiptar. ALBtelecom dhe Motorola, përmes kompanisë Verso kanë nënshkruar marrëveshjen në një shumë të konsiderueshme, për furnizimin edhe instalimin e teknologjisë së telefonisë fikse dhe wirless nëpërmjet Motorola Canopy Solutions, për zgjerimin e zonës së mbulimit me internet edhe në zonat më të thella të vendit, ku ky shërbim nuk ka qenë i mundur deri më tani. ALBtelecom partneri kryesor i Motorola në rajon, ka një bashkëpunim të konsoliduar edhe për projekte të tjera të rëndësishme për të ardhmen.

Me anë të këtij projekti, çdo familje apo biznes do të ketë mundësinë të shijojë benefitet e shërbimit të internetit në cilësi të lartë, pavarësisht se në cilin cep të Shqipërisë ndodhet. Ky projekt, do të shërbejë gjithashtu edhe në sistemin e arsimit në Shqipëri, pasi do të rrisë cilësinë e shërbimit të internetit në shkollat e sistemit parauniversitar edhe në zonat më të thella të vendit.

Implementimi i këtij projekti ka nisur së fundmi dhe deri tani 350 fshatra janë mbuluar me shërbimin e internetit nga ALBtelecom, përmes Motorola Canopy Solutions. Numri total i këtyre banorëve të fshatrave është rreth 420 mijë dhe kur konsumatori kërkon këtë shërbim nga ALBtelecom, ky i fundit do të instalojë modemin për shërbimin e internetit special wirless dhe interneti do të jetë menjëherë i gatshëm për përdorim. Çdo ditë e më shumë po rritet numri i zonave rurale të mbuluar me shërbimin e internetit nga ALBtelecom.

Në pak muaj më shumë se 1300 fshatra, zona turistike dhe malore në të gjithë territorin e Shqipërisë do të kenë akses të plotë dhe me cilësi të lartë të shërbimit të internetit, madje edhe në zonat më të thella malore ku gjendet rrjeti i fibrës optike.

Sistemi Motorola Canopy, i implementuar nga ALBtelecom është zgjedhja më e mirë e teknologjisë së Aksesit në Internet Wirless dhe Fix, që bazohet në licencën e frekuencave të lira. Falë teknologjisë OFDM (Orthogonal Frequency Division Multiplex) të përdorur nga Motorolo Motorola Canopy Solutions shërbimi i internetit nga ALBtelecom në zonat rurale do të jetë me cilësi më të lartë dhe nuk do të ndikohet nga kushtet e vështira të terrenit. Një sistem i ngjashëm është implementuar dhe zbatuar në shtetet e tjera të rajonit, me kapacitete të ngjashme me ato të Shqipërisë, por teknologjia e zgjedhur nga ALBtelecom është ajo më e fundit dhe më e mira.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun, nënvizoi se projekti në fjalë është pjesë e projekteve të tjera të rëndësishme të ALBtelecom, për zgjerimin e hartës së mbulimit me shërbimin e internetit dhe rrjetit të optike në të gjithë Shqipërinë, përfshirë këtu edhe zonat e thella malore. Me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësi të lartë, brenda një kohë shumë të shkurtër, ALBtelecom nëpërmjet këtij projekti do të ofrojë shërbim interneti me cilësi mjaft të lartë dhe çmime favorizuese edhe në zonat më të thella të vendit.

“Interneti po ndryshon jetën e njerëzve në mënyrë shumë pozitive. Megjithatë, për shkak të shumë faktorëve si gjendja ekonomike, kostot e investimit për përdoruesit etj., gjithashtu ekziston një fenomen i quajtur ‘Digital Divide’. ‘Digital Divide’ do të rrisë boshllëkun mes njerëzve që kanë mundësi aksesi në internet dhe atyre që nuk e përdorin atë. Ne si ALBtelecom ndjehemi krenar dhe të kënaqur, pasi përmes projektit Motorola Canopy, i cili po realizohet në një kohë mjaft të shkurtër, ndryshojmë raportin e përdoruesve të internetit mes zonave urbane dhe zonave rurale të Shqipërisë, pasi do të sjellë shërbim interneti të përshtatshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ky projekt është me shumë rëndësi për ALBtelecom dhe Shqipërinë dhe përbën një hap të rëndësishëm për projektin ‘Shqipëria në moshën e internetit’. Ne kemi disa projekte të tjera që do të bëjnë më të arritshëm internetin nga ana e qytetarëve dhe do t’i ndajmë këto projekte me publikun, kur të jenë gati. Tani ne do të ofrojnë në çdo cep të Shqipërisë internetit broadband në sajë të Motorola Solutions. Kudo në Shqipëri, në çdo skaj apo zonë të saj, përdoruesit do të kenë qasje në internet të përballueshme broadband”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun.

Ndërkohë z. Ian Bayly ( Beili), Drejtor i Motorola-s për Evropën u shpreh se kompania e drejtuar prej tij është e specializuar në shërbimin e internetit broadband dhe se e veçanta e bashkëpunimit me ALBtelecom është implementimi i teknologjisë më të fundit. "Jemi shumë të kënaqur që kemi partner ALBtelecom në projektin e shkollave shqiptare dhe do ta mundësojmë internetin wireless me bandë të gjerë për të gjitha shkollat​​, në më shumë se 1600 shkolla në të gjithë vendin. Kemi eksperiencë të gjerë për ofrimin e internetit broadband në shkoll dhe jemi shumë të kënaqur që jemi në Shqipëri. Rrjetin dhe infrastrukturën që jemi duke implementuar është interneti wireless i gjeneratës së re, ndërsa kapacitetet tona deri në 45 Mbits. Ne jemi në gjendje ta rrisim atë shumë lehtë me ALBtelecom deri në 85 Mbs brenda një viti, kështu që kapaciteti është mjaft i lartë për të ofruar në këto shkolla dhe ne shpresojmë që kjo do të stimulojë arsimit në Shqipëri”, u shpreh Ian Bayly, Drejtor i Motorola-s për Evropën.

a.y/NOA

KOMENTE