E enjte, 25 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një baba, tashmë 85 vjeç është etiketuar si mostër, pasi për 41 vite me radhë mbajti të izoluara në shtëpi dy vajzat e tij, me aftësi të kufizuara mendore dhe për gjithë këto vite abuzoi seksualisht me to.
Një rast i njëjtë me jehonën e tmerrshme si ajo e Josef Fritzl në vitin 2008, mostra i ri nga një fshat i Austrisë akuzohet se për katër dekada u kthye në abuzues seksual i vajzave të tij.
Siç raporton “The Telegraph”, mësohet se dy vajzat tashmë gra, janë me aftësi të kufizuara dhe se duke përfituar nga ky shkak, ai i ka gjetur të mundura dhe ka bërë çka dashur.
Sipas policisë, 85 vjeçari i cili nuk është identifikuar ende, i ka përdhunuar vajzat e tij në mënyrë të përsëritur gjatë viteve 1970- 2011.
Aktualisht viktimat e tij janë 53 dhe 45 vjeç.
Krahas tyre në të njëjtën mënyrë ai abuzoi edhe me gruan e tij e cila vdiq në vitin 2008.
Vajzat u arratisën në kohën që babai tentoi të sulej drejt tyre, por ato duket se gjetën guxim dhe e shtynë fuqishëm, duke arritur që pas afro gjysmë shekulli ti shpëtojnë.
Ndërkaq i ati i tyre, pas kësaj mësohet se nuk ishte në gjendje të kërkonte ndihmë për dy ditë rresht, deri në momentin që u gjet nga një punonjës social.
Arratisja e tyre mendohet të ketë ndodhur disa javë më parë, por gratë nuk i kanë treguar askujt për dhunimet e vazhdueshme deri në ditët e fundit kohë kur është vënë në lëvizje policia.
Ndërkaq 85 vjeçari i ka mohuar kategorikisht akuzat, por policia po thellon hetimet dhe aktualisht ka gjetur shumë fakte kompromentuese ndaj të moshuarit.
Pas kësaj dy viktimat e babit-mostër po marrin kurime në një klinikë, ku sipas psikologëve trauma e pësuar është tepër e rëndë.
a.y/NOA