English

Bllokohen lojërat e fatit në Korçë, paditet 25-vjeçari

Korçë, 25 gusht, NOA – Tre aparate elektronike për lojra fati dhe një kompjuter janë objektet e ndaluara nga policia tatimore në qytetin e Korçës, në kuadër të një aksioni për kontrollin e pikave të basteve.

Pajisjet për lotari sportive u bllokua dje në lagjen nr. 13 në Korçë dhe ishin në pronësi të 25-vjeçarit Roland Peno.

Sipas policisë së Korçës, të gjitha pajisjet kanë qenë pa dokumentacionin përkatës. Peno u shoqërua në komisariat ku ka dhënë sqarime për materialet e lojërave të fatit. Ndërkohë që ndaj tij ka nisur dhe procedimi penal për “Organizimin e lotarive të palejuara”.

a.k/NOA

KOMENTE