English

Bunkeri i Gedafit, armë floriri dhe vend "i shenjtë" për vajzën e vrarë (Foto)

Tripoli, 25 gusht, NOA – Hyrja e rebelëve në bunkerin e kolonelit Muamar Gedafi ka nxjerrë në pah luksin dhe mënyrën e jetesës së kolonelit. Forcat e kryengritësve kanë arritur të shtien në dorë të gjitha sendet me vlerë dhe dokumentet e bunkerit që funksiononte si vilë për kolonelin.

Bie në sy se veç gjërave tjete të kushtueshme, Gedafi kishte një dhomë të veçantë ku mbajte të gjitha sendet e vajzës, Hana së vrarë në vitin 1986. Objektet e dhomës së saj janë të futura në xhama të trashë për t’u ruajtur nga dekompozimi i kohës.

Ndërkohë që pas hyrjes së rebelëve në vilë, xhamat mbrojtës janë thyer. Në vilën bunker ka dhe një park lojërash për fëmijë. Ndërsa brenda saj nuk mungojnë pishina, por edhe objekte të lyera me flori.

Në dhomën e Gedafit ka qenë dhe një koleksion armësh të lyera me flori. Në media ka dalë vetëm një person që mban një pistoletë të “artë” në duar.

a.k/NOA

KOMENTE