English

Duhani, alkooli dhe droga, burrat më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

E enjte, 25 gusht 2011, NOA- Një stil jo i rregullt jete, veçanërisht duhani, alkooli dhe droga i kthen burrat më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme në krahasim me gratë.

Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i drejtuar nga një ekip studiuesish në Bruksel, i cili ka shqyrtuar disa faktorë rreziku për sëmundjet prej këtyre tre faktorëve, ku përfshihen kanceri dhe disa sëmundje kardiovaskulare.

Pirja e duhanit në veçanti është shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në Europë, ku rreth 15% e vdekjeve në të gjithë Bashkimin Europian i atribuohet pirjes së duhanit.

a.y/NOA

KOMENTE