Obiliq, 25 gusht 2011 NOA – Një mal i tërë u pushtua nga flakët dhe pjesa më e madhe e tij u zhurit nga zjarri që erdhi në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi dje në orën 16.00 në malin e fshatit Hamidi në Obiliq, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Nga të dhënat e vendngjarjes dhe konfirmimi i policisë saktësohet se “ky zjarr solli pasoja të rënda pasi është djegur një pjesë e madhe e malit të mbjellë me pisha”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i KOST-it nga shtabi emergjent dhe kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Policia tha se nuk raportohet për të lënduar.
a.b/NOA