Paris, 25 gusht, NOA - Qeveria franceze për shkak të prognozave mjaft të përmbajtura prej 2% rritje ekonomike, dhe një deficiti të lartë shtetëror, ka bërë të ditur një paketë të re kursimi prej 11 miliardë eurosh.
Kryeministri francez Francois Fillon është shprehur se masat janë të rëndësishme që Franca të ruajë bonitetin pozitiv dhe aftësinë kredituese tek agjencitë e vlerësimit.
Paketa e kursimeve e konceptuar nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy parashikon shtrëngimin e mundësive për evazion fiskal. Rrogat e larta do të tatohen më shumë. Ndërkohë nga një fitim prej 500.000 eurosh në vit do t'i dorëzohen 3% kontribut ekstra shtetit.
NOA/DV