Tripoli, 25 gusht 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Zëdhënësi i kolonelit libian, konfirmon se Muammar Geddafi ndodhet në Libi dhe po drejton betejën kundër rebelëve.
Ky fakt konfirmohet nga televizioni Al Jazeera, sipas të cilit lajmi thuhet se është i vërtetë dhe se besnikët e kolonelit po drejtohen prej tij.
Ndërkohë qindra mercenarë janë arrestuar nga rebelët libian, gjithsesi sipas tyre pretendohet se koloneli është rrethuar dhe se po numëron orët e fundit të lirisë.
Mësohet se janë gjetur trupat e 30 personave, të cilët mendohen të jenë ushtarë besnikë, të vrarë me armë zjarri në njërën prej zonave të përplasjeve më të dhunshme.
Ndërkaq deri më tani llogariten rreth 20 mijë të vrarë që nga fillimi i konflikteve.
a.y/NOA