English

Gruaja e rrëmbyer arratiset nga dhoma e torturës (FOTO)

Berlin, 25 gusht, NOA- Një grua izraelite njëzet e gjashtë vjeçe arriti të ikë nga dhoma e torturës, ku ishte duke u mbajtur në një apartamentGjermani. Dhoma ishte gjithashtu plot me bomba gati për të shpërthyer në momentin që rrëmbyesi do të vendoste.

Viktima ishte rrëmbyer në rrugë dhe mbahej në një qeli të ndërtuar nga rrëmbyesi i saj, Thomas Fischer, 30 vjeç, u arrestuar nga policia, pasi gruaja arriti të ikë. Për ta bërë këtë ajo u detyrua të kërcejnë përmes një dritare të mbuluar me tela me gjemba, në një gjendje të dëshpëruar për të shpëtuar veten e saj. Fisher kishte modifikuar një kabinë telefonike, si një qeli për viktimën e tij ku kishte dhe një gamë të gjerë të pajisjeve mjekësore të shpërndara në të gjithë banesën, duke përfshirë shiringa, bisturi dhe instrumente gjinekologjike. Policisë i është dashur të evakuojnë 300 njerëz kur u zbulua ndërtesa. Gjithashtu janë gjetur në ndërtesë një pistoletë dhe një granatë dore.

Pas arratisjes gruaja ka bërë menjëherë denoncimin. Sipas zëdhënësit të policisë: "Ndërtesa në fjalë ishte projektuar si një dhomë torture. Rrëmbyesi dhe viktima janë njohur me njëri-tjetrin, pasi u prezantuan nga një mik i përbashkët, por nuk ka pasur absolutisht asnjë lidhje midis tyre”. Ai shtoi se gruaja kishte pasur të njëjtin fat me atë të Natascha Kampusch, rrëmbyer në Austri nga Wolfgang Priklopil dhe mbajtur peng për gati nëntë vjet në një bodrum të fshehtë të shtëpisë së tij. Sipas policisë, tridhjetë vjeçari dëshironte të mbante viktimën e tij në shtëpi për disa muaj para se të shkaktonte shpërthimin e eksplozivit që ai kishte ndërtuar. I riu kishte vendosur edhe kamera jashtë derës së apartamentit të tij në mënyrë që të vrojtonte gjithçka dhe të sigurohej nëse i kishte mbyllur dritaret. Banesa ishte studiuar si një vend i fshehur për një kohë të gjatë.

Fqinjët e Fisher kanë thënë se ai gjithmonë ka qenë i konsideruar si një njeri i vetëm, por që ndihmonte për të mbledhur postën dhe sende ushqimore për qiramarrësit e moshuar në lagjen e tij.

Fisher nuk ka thënë asnjë fjalë pas arrestimit të tij.

a.e./NOA

KOMENTE