English

Halimi pret ambasadoren gjermane: Siguria publike prioriteti themelor

Tiranë, 25 gusht 2011, NOA - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi priti ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Tiranë , Müller-Holtkemper.

Siç bën me dije zyra e shtypit e ministrisë së drejtësisë, Halimi tha se prioriteti i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë siguria publike për gjithë qytetarët shqiptarë.

Prioritet do të jetë dixhitalizimin i tërë sistemit të drejtësisë, i cili sipas ministrit do të bëjë të mundur rritjen e transparencës dhe uljen e ndjeshme të nivelit të korrupsioni në gjyqësor. Në vijim të kësaj ministri i Drejtësisë e njohu ambasadoren me projektet konkrete që do të mbajë në fushën e dixhitalizimit të gjykatave si me hedhjen së shortit dhe kryerjen e inspektimeve në gjyqësor on line nga inspektoriatet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nga ana e saj ambasadorja Müller-Holtkemper duke shprehur besimin për ecurinë e reformave shumë te rëndësishme në konsolidimin e shtetit ligjor dhe sigurisë juridike deklaroi optimiste që ndihma dhe mbështetja në drejtim të zbatimit të këtyre projekteve me qëllim konsolidimin e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri nuk do të mungojë.

a.q/NOA

KOMENTE