English

Italia shkrin llogaritë bankare të Libisë

Romë, 25 gusht 2011, NOA- Italia shkrin fondet e ngrira të Libisë në bankat italiane. “Kemi dhënë gadishmërinë e qeverisë tonë për shkrirjen e fondeve libiane të ngrira në institutet tona bankare”, deklaroi kryeministri italian, Silvio Berluskoninjë konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit Mahmud Xhibril Ndërkohë, në Tripoli vazhdojnë hamendësimet si edhe skenarët për largimin e kolonelit libian.

“Gadafi ka iluzion se mund të zhduket nga Libia dhe të rimarrë fuqinë me të dalë nga skena NATO”- ka thënë Addel Salam Xhalloud në një intervistë për të përditshmen britanike Times. Njeriu i cili ndihmoi kolonelin që në 1969 të hipte në pushtet deklaroi se Gadafi është i dehur nga pushtetit.

“Në një moment që rebelët do të hapin rrugët, do të vishet si grua e do të largohet drejt kufirit algjerian ose Çadit”, tha Xhalloud.

a.q/NOA

KOMENTE