SHBA, 25 Gusht NOA - Kanë kaluar shumë pak javë nga njoftimi i divorcit nga Marc Anthony, por Jennifer Lopez me sa duket ka gjetur buzëqeshjen falë profesionit të saj.
Këngëtarja është hedhur tek këngët e saj me një shpirt të ri të mbushur plot energji.
Gjatë xhirimeve të videoklipit “Papi”, ku seti u transformua në një festë të vërtetë, ylli i popit u rrëzua në tokë gjatë një akrobacie.
Megjithatë JLo gjithmonë di se si të ngrihet.
Padyshim që Lopez duhet thënë se ka dalë nga martesa e saj me një personalitet të ri të rinovuar, më e aftë dhe e paparashikueshme.
Faktikisht për xhirimet e këngës së fundit, këngëtarja është hedhur në evolucione akrobatike.
r.b/NOA