English

Kontrabanda me lojrat e fatitm, goditet rrjeti në Durrës

Durrës, 25 gusht 2011, NOA - Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar Durrës, falë operacionit të koduar “Sëitch” bëri të mundur goditjen e një aktiviteti të prodhim-montimit dhe tregëtimit kontrabandë të makinetave të lojrave të fatit në Durrës.

U bë arrestimi në flagrance i shtetasit Vasien Rebi, 31 vjeç, banues në Durrës, me profesion inxhinier elektronik.

Rebi, më datë 24 Gusht është kapur në flagrancë në lagjen Nr. 4 të qytetit Durrës, duke transportuar me autoveturën e tij tip Benz me targa DR 4300 E, një sasi te konsiderushme pajisjesh elektronike për makineta lojrash fati si më poshtë:

-pulsantë universalë-200 copë

-pajisje sëitch - 500 copë

-çelësa së bashku me fishekun për makineta -200 copë

-stabilizatorë energjie-22 copë

-krëhëra elektronikë universalë për qarqe-57 copë

-skeda elektronike-26 copë

-separatorë elektronikë-2 copë

-numratorë elektronikë-68 copë

-lexues monedhash kompiuterike-5 copë

-udhëzues kartmonedhash -2 copë

-fisha përcjellës elektronikë -20 copë

-11 copë kasa metalike për montimin e pjesëve të makinetës

Nga verifikimi rezultoi se shtetasi në fjalë nuk posedonte dokumentacionin shoqërues të mallrave në fjalë. Këto të fundit së bashku me automjetin që kryente transportimin e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës. Gjatë hetimit në fjalë u identifikua baza e prodhimit të kasave si dhe montimit të pjesëve elektronike në makineta.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi se pjesët elektronike të tyre siguroheshin nga shtetasi në fjalë nëpërmjet blerjeve në internet dhe hynin kontrabandë në territorin shqiptar përmes pikave doganore.Janë identifikuar gjatë hetimit edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, gjeneralitetet e të cilëve nuk do të bëhen publikë në këtë fazë të hetimit.

a.q/NOA

KOMENTE