English

Kryengritësit në kërkim të Muamer Gadafit

Libi, 25 gusht, NOA - Lëvizja kryengritëse, që duket se është afër për ta marrë kontrollin ndaj gjithë Libisë, thotë se forcat e saj janë në kërkim të kolonelit Muamer Gadafi dhe djemve të tij, pasi kryengritësit e kanë forcuar praninë në kryeqytetin Tripoli dhe në pjesët e tjera të këtij vendi në veri të Afrikës.

Kryengritësit kanë shpallur një shpërblim prej më tepër se 1 milionë dollarë dhe amnisti për secilin, që është brenda regjimit aktual, që e zë ose e vranë kolonel Gadafin, i cili në Libi ka sunduar gjatë 42 viteve të kaluara.

Megjithatë, vendqëndrimi i Gadafit ende mbetet i panjohur.

NOA/RFE

KOMENTE