Gafurr Adili i FDBK, është Xheri Adamsi i Shim Fejnit, apo ai është vetëm Ukshin Hoti i ri...?! Vera Dushi*
Gjatë gjithë takimeve të mia me zotin Gafurr Adili, që nga koha e pasdaljes së tij nga burgu 313 i Tiranës, ku kishte qenë i paraburgosur, nga 1 korriku 2003 deri më 25 nëntor 2003, në detyrën e Kryetarit të FBKSH-së dhe edhe të Komandantit Suprem të AKSH-së, me akuzën absurde të prokurorisë (politiks) shqiptare për gjoja nxitje të urrejtjes fetare, nacionale dhe racore, të parashikuar në nënin 165 të Kodit Penal të R. së Shqipërisë, dhe edhe më pas, gjatë çdo verë që kam shkuar në pushime në Shqipëri, kam arritur ta njoh shumë mirë, madje edhe ta kuptoj gjithë filozofinë e tij politike e kombëtare, të ushqyer fillimisht nga ish mësuesi i tij në bankat e shkollës 8-te vjeçare në vendlindjen e tij, në fshatin Kastriot të Kërçovës, nga Profesor Sulejman Elezi (Starova), më pas edhe nga Dëshmori i Kombit Kadri Zeka, në mars të vitit 1978, si dhe nga pedagogu i tij në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Mr. Ukshin Hoti, me të cilin më vonë, kur Mr. Ukshin Hoti filloi të botonte, në Lublanë të Sllovenisë, gazetën DeA (Demokracia Autentike), edhe bashkëpunoi nga Zvicra, ku zoti Adili kishte emigruar që nga prilli i vitit 1985 dhe deri më korrik 2003, ku edhe e arrestuan në Peshkopi të R. së Shqipërisë, dhe Zvicra edhe ia mori statusin e refugjatit politik dhe edhe lejeqëndrimin e përkohshëm, vizën C, të cilën e kishte fituar që në shtator të vitit 1985. Komisari Politik i AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare), Valdet Vardari, në Kuvendin e FBKSH (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar), të mbajtur më 12 dhe 13 korrik 2002. në Pallatin e Kongreseve të Tiranës, zgjidhet (në mungesë) Kryetar i FBKSH-së. Atëherë, shumë pak veta, ndër të cilët jam edhe unë, delegatja e këtij Kuvendi Themelues të FBKSH-së, e kanë ditur se 42-vjeçari Valdet Vardari ishte magjistri i shkencave juridiko-ekonomike Gafurr Adili nga fshati Kastriot i Kërçovës. Intervistën e tij të parë, në cilësinë e Kryetarit të FBKSH-së, e pata lexuar më 14 korrik të vitit 2002, të gazeta Epoka e Re e Prishtinës. Edhe sot e kësaj dite, sa herë që e rilexoj atë Intervistë të parë të zotit Adili, si dhe të gjitha intervistat dhe publikimet e tij, ndër të cilat është edhe libri i tij, me titull NENA MË LINDI, SHQIPËRIA MË RILINDI! përpiqem të arrijë të kuptoj,a është Gafurr Adili Xheri Adams i Shim Fejn-it shqiptar në Ballkan, apo ai është vetëm një Ukshin Hoti i ri i shqiptarëve në Ballkan...?! Shumica e shokëve dhe shoqeve të mia, anëtarë dhe anëtare të ish FBKSH-së, tani FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar), më thonë se Zoti Gafurr Adili është Ukshin Hoti i shqiptarëve në Ballkan, jo vetëm për shkak të filozofisë së tij politike e kombëtare, që për asnjë nuancë nuk dallon nga filozofia politike e kombëtare e Ukshin Hotit, por edhe për nga fizionomia (tiparet e fytyrës dhe edhe qendrimi) që ka zoti Adili me Ukshin Hotin, sikur të ishin vëllezër të një nene. Gjatë të gjitha takimeve të mia, me dhjetëra sosh, me zotin Adili, kam arritur të kuptoj se Zoti Adili ka lexuar shumë literaturë, nga më të ndryshmet, politiko-filozofike, edhe të klasikeve të marksizëm-leninizmit, kur ka qene anëtar i OMLK (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës), nga marsi 1978 dhe deri në shtator 1986, dhe edhe më vonë, nga shtatori1986 dhe deri në korrik 2002, edhe anëtar i ORSH (Organizata Revolucionare Shqiptare) dhe i PRSH (Partia Revolucionare Shqiptare), dhe edhe literaturë luftarakë të strategëve ushtarakë, të Hitlerit, të Stalinit dhe edhe të Xheri Adamsit dhe.... Pikërisht, për këtë arsye, duke e ditur se zoti Adili, një njohës shumë i mirë, jo vetëm i shkencave juridiko-ekonomike dhe i të drejtës ndërkombëtare, por edhe i filozofisë politike e organizative të Shim Fejn-it të Xheri Adams, si dhe duke e përcjellur me shumë vëmendje përmes intervistave dhe deklaratave të tij, por edhe përmes punes organizative, ndër të cilat është edhe reformimi i ish FBKSH-së, nga një formacion politiko-luftarak, në një formacion politiko-demokratik, me emërtimin FDBK (Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar), me jep të drejtën të dyshoj se zoti Adili, pas rishfaqjes së Forcave të Armatosura (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE). ka zgjedhur të ndjekë rrugëtimin e Xheri Adams, dhe FDBK-në, përballë FASHE, ta bëjë një Shim Fejn i shqiptarëve; prandej, edhe duhet studiuar më shumë kujtesë kjo figurë emblematike e shqiptarëve. (*)Dërguar nga autorja, anëtare e FDBK-së, qëndrimet janë personale