English

Lady Gaga dhe Beyonce përfundojnë në listën e zezë, censurohen në Kinë

E enjte, 25 gusht 2011, NOA- Të papërshtatshme pa shije dhe vulgare, këngë që flasin për alkool dhe ekonominë e shtëpisë, gjëra që ndalohen në Kinë.

Të censuruara dhe ndaluara në Kinë janë këngëtaret Lady Gaga dhe Beyonce, të cilat figurojnë në një listë të zezë të lëshuar nga Ministria e Kulturës në Kinë.

një deklaratë për mediat thuhet se deri më 15 shtator duhet të jenë hequr nga të gjitha sitet dhe web-et këngët dhe videot e ndaluara.

Kinë interneti i është nënshtruar censurës së rreptë, e cila pretendon të mposhtë përmbajtjet vulgare dhe të paligjshme, por gjithashtu edhe për të parandaluar edhe faqet e disidentëve në Facebook, Youtobe dhe Twitter.

Dekreti i ministrisë nuk jep shpjegime për arsyet, por pjesa më e madhe e këngëve të ndaluara janë kënduar nga këngëtar nga Tajvani, Hong Kongu dhe Japonezë.

Ndër artistët perëndimor në krye të listës së zezë është Lady Gaga.

Ndërsa të tjerë këngëtarë që iu nënshtruan censurës ishin Katy Perry, Take That dhe Back Street Boys me këngën "I Want It That Way", e kompozuar dhjetë vjet më parë hyn aktualisht në listën e këngëve të ndaluara.

a.y/NOA

KOMENTE