English

Letra e kryeministrit Berisha drejtuar disa gazetave

Nga Sali Berisha

Drejtuesve të: Gazeta Shqiptare, Standard, Metropol, Mapo dhe Shqip!

Të nderuar zotërinj,

Në gazetat tuaja sot janë cituar vargje nga vepra e Arshi Pipës, të cilat, sipas jush, janë pikërisht vargjet që unë i sugjerova t’i lexonte dje zotit Rama dhe t’i pranonte ato si përgjigjen time ndaj letrës së tij të hapur të radhës.

Me këtë letër dua t’ju garantoj se vargjet që ju citoni në gazetat tuaja nuk janë absolutisht asnjeri nga dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për t’i lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij. I bindur se gazetarët në veprën e Pipës "Stalinizmi Shqiptar" do të përzgjidhnin sipas shijeve të tyre vargje të tjera nga ato që unë kisha ndërmend, dje iu luta atyre që ata të mos i lexonin dhe të mos ju referoheshin fare vargjeve të librit në fjalë. Meqenëse këtë kërkesë nuk e keni marrë parasysh, unë njerëzisht ju lutem juve, të botoni në gazetat tuaja këtë sqarim timin.

Me respekt Sali Berisha.

KOMENTE