Tripoli, 25 gusht 2011, NOA – Forcat pro Gadafit kanë liruar 4 gazetarët italianë të marrë peng. Lajmi bëhet publik nga Corriere della Sera.
Elizabeta Rosaspina, Xhuzepe Sarçina të “Corriere della Sera” , Domeniko Quiriço i “La Stampa” dhe Klaudio Moniçi i “Avvenire” u rrëmbyen dje në rrugën që të çon nga qyteti Zawija në Tripoli. Gazetarët u rrahën ndërkohë që shoferi i tyre u gjet i vdekur. Ndërkohë në Tripoli luftimet vazhdojnë, ndërsa nuk ka të dhëna për vendndodhjen e kolonel Gadafit.
Sipas rebelëve janë rreth 1000 besnikë të kolonelit nëpër rrugë që sulmojnë me predha dhe armatim të rëndë. Ndërkohë që Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox deklaroi se NATO po i jep ndihmë inteligjente rebelëve libianë që janë vënë në kerkim te Gadafit dhe djemve te tij, por mohoi te komentonte mbi raportimet se forcat speciale britanike ndodhen ne terren. Forcat e NATO-s kanë vazhduar sulmet ndaj disa objektivave në Tripoli, Sirte dhe qytete të tjera. Aleanca ka deklaruar se ka goditur armatimet e forcave të Gadafit si hedhës raketash dhe kundër ajror. a.q/NOA