English

Libi, rezerva të mëdha ushqimi të fshehura nga regjimi

Tripoli, 25 gusht 2011, NOA- Rezerva të mëdha ushqimore, mjekimesh dhe benzine ishin akumuluar nga regjimi i Muammar Geddafit, në gjendje për të zgjidhur vështirësitë e popullit.

Për ti zbuluar këto rezerva ishin kryengritësit në Tripoli, siç lajmëroi në një konferencë për shtyp, Presidenti i Këshillit Kombëtar të Transicionit, Mustafa Abdel Jalil, por nuk specifikoi se ku ndodhen ato. “Nuk ka më probleme, ka ushqim të mjaftueshëm për të përballuar dhe përmbushur nevojat e një qyteti dy herë më të madh se Tripoli, ilaçe dhe mjekime për të gjithë vendin për më shumë se një vit”, deklaroi Jalil.

a.y/NOA

KOMENTE