Londër, 25 Gusht NOA - Në distancë prej gati një shekulli shtëpia diskografike britanike “Decca” ka rregulluar çdo gjë, megjithëse në mënyrë tepër të pjesshme, një nga marrëveshjet më të njohura në historinë e industrisë muzikore.
Në shkurt të vitit 1962 faktikisht kanë refuzuar të punësojnë grupin e famshëm The Beatles, ndërsa sot kanë përfunduar kontratën me Paul Mccartney për tu reklamuar nën etiketën e “Ocean’s Kingdom”, inkursioni i parë në mbarë botën për sa i përket botës së kërcimit.
Lajmi është njoftuar nga të dy palët.
Spektakli do të shfaqet për herë të parë më 22 shtatorin e ardhshëm në Nju Jork “City Ballet”, ndërsa më 3 tetor disku do të publikohet në Britaninë e Madhe
r.b/NOA