Beograd, 25 gusht, NOA - Beogradi përforcoi edhe një herë të mërkurën refuzimin e tij ndaj kërkesës së kancelares Merkel për heqjen e strukturave paralele serbe në Veriun e Kosovës. Kjo kërkesë është cilësuar "absolutisht e papranueshme" nga ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, citon agjencia Beta.
Institucionet serbe janë shumë të rëndësishme për serbët në Kosovë, tha Bogdanoviç. T'i dorëzosh ato apo t'i heqësh ato do të thotë të heqësh dorë nga dëshira për të pasur Kosovën në Serbi.
Ndërkohë kryeministrja kroate e cila po viziton Prishtinën mbështeti kërkesat e Merkelit në Beograd: Në një konferencë për shtyp ajo tha: "E mbështes atë që tha kancelarja Merkel në Beograd. Ne si Kroaci do të ndihmojmë në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe e konsiderojmë atë si të vetmen rrugë, që duhet ndjekur”, tha Jadranka Kosor.
NOA