English

Ndalohen 4 persona për zjarrëvenie

Korçë, 25 gusht, NOA – Katër persona janë shoqëruar në polici pasi dyshohen si autor të një zjarrëvenie në fshatin Vranisht-Devoll. Sipas policisë së Devollit, personat e shoqëruar kanë djegur një sasi të konsiderueshme toke në fshat. Ndërkohë që veç kullotës dhe një vreshte të degraduar ata kanë dëmtuar dhe pronën e personit me inicialet K.Z, duke i djegur një parcelë me rreth 30 rrënjë kumbulla.

Personat e shoqëruar janë; Kledi Dici, 26 vjet, R.B 17 vjeç, Adrian Hoxha 32 vjeç dhe Artur Colla 27 vjeç, të gjithë banues ne fshatin Vranisht-Devoll.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të ndodhur.

a.k/NOA

KOMENTE