English

Nis puna për rrugën në Hotolisht, Berisha pret shiritin

Librazhd, 25 gusht 2011, NOA - Kryeministri Berisha ka përuruar sot fillimin e rrugës në komunën Hotolisht të rrethit të Librazhdit, një investim prej rreth 146 milion lekësh dhe që do t’ju shërbejë rreth 6850 banorëve.

Berisha ka deklaruar se çdo fshat do të ketë rrugë të asfaltuara si dhe do komunë do të lidhet me aksin nacional.

Duke vlerësuar të rëndësishëm partneritetin me qeverisjen vendore, kryeministri theksoi se, qeveria do të do të financojë çdo projekt që kryetarët dhe Këshillat e Komunave do të miratojnë për të ndryshuar për mirë jetën e banorëve dhe fermerëve të tyre.

“Ne do të bëjmë gjithçka, që Hotolishtit dhe komunat e Librazhdit, të kenë infrastrukturë të njëjtë me komunat e vendeve më të zhvilluara , të kenë rrugë, kanalizime, ujësjellësa e vaditje. Natyrisht kjo është vetëm një pjesë e punëve që nevojiten, që Hotolishti dhe fermerët shqiptarë të mëkëmben gjithnjë e më shumë dhe kjo mëkëmbje është mbi të gjitha, është mundi , djersa, puna , përkushtimi juaj”, tha Berisha.

Kryeministri vlerësoi pasuritë ujore si një mundësi e mirë zhvillimi për zonën.

Mos harroni se ne shqiptarët ne stadin aktual bujqësor, kemi gjithsej 1800 metër katror për fryme , por kemi potenciale të jashtëzakonshme për ti shumëfishuar këto dhe me një mundim të veçantë.

Ndaj dhe në partneritet me qeverinë vendore, qeveria është e vendosur të financojë projektet për rrugët, projektet për shkollat, projektet për qendrat shëndetësore, për kanalizimet, për ujësjellësat dhe unë ju jap fjalën se vitet e ardhshme , siç jemi përqendruar në këto vite me gjithë fuqitë tona në rrugë, sepse rruga është kushti me themelor i zhvillimit, ne shumë shpejt po me kaq vendosmëri do të përqendrohemi në vaditjen e tokave e të mbjellave tuaja”, ka deklaruar kryeministri gjatë inaugurimit të rrugës në Librazhd.

a.q/NOA

KOMENTE