English

Parashikimi i motit për 26 gusht 2011

Tiranë, 25 gusht 2011, NOA- Në kushte të qëndrueshme të motit të kthjellët do të mbetemi edhe gjatë ditës së nesërme. Edhe temperaturat parashikohet të jenë sërish të larta për shkak të masave ajrore Afrikane që kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë.

Sipas MeteoALB, edhe pasditja do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin por në zonat malore do të ketë kalime vranësirash të lehta. Edhe gjatë natës i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të vijojnë të jenë të larta.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 17 km/h dhe drejtim veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa qendrore dhe Ishujt Britanike do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Më problematike situata do të jetë në Francë, Gjermani dhe Britani pasi rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur do të mbeten vendet skandinave dhe vendet e Balltikut sidomos Suedia e cila do të marrë sasi të mëdha reshjesh. Spanja dhe Portugalia do të kenë problem stuhitë e forta të erës dhe dallgëzimin e lartë në det. Ndërsa me mot të kthjellët do të jetë e gjithë Europa jugore. Në pellgun e Mesdheut sërish do të ketë temperatura të larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere

- Franca dhe Gjermania rrezikohen nga stuhi të forta ere dhe shira

- Suedia do të mbetet me shira të dendur dhe stuhi ere

- Ballkani alarmon për temperatura ekstremisht të larta

a.y/NOA

KOMENTE