English

Pasaportat biometrike, 2 milion shqiptarë marrin dokumentin

Tiranë, 25 gusht 2011, NOA / Albana Qehajaj – 2 milion shqiptarë kanë tashmë në duart e tyre pasaportat biometrike. Shifra është konfirmuar nga zv.ministri i brendshëm Ferdinand Poni.

“Kemi arritur në 2 milion aplikime për pasaporta biometrike, janë prodhuar nga kompania “Aleat” 1 970 000 pasaporta dhe janë tërhequr nga qytetarët 1 920 000 pasaporta. Kjo është një arritje e konsoliduar për procesin e integrimit europian të tërësi dhe në veçanti për standartet që mundësuan lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen,-u shpreh Zv.ministri Poni. Zv.ministri Poni informoi gjithashtu se deri më tani janë kryer 2 847 000 aplikime për letërnjoftime elektronike, nga të cilat janë prodhuar 2 824 000 dhe janë tërhequr nga qytetarët 2 679 000. Zv.ministri Poni u shpreh se kompania koncesionare “Aleat” ka vënë në dispozicion kapacitete prodhuese të atilla që përballojnë lehtësisht fluksin e aplikimeve nga qytetarët. Kështu javën e fundit ka pasur 21 mijë aplikime për pasaporta kur kapaciteti prodhues javor është 40 mijë.

a.q/NOA

KOMENTE