English

Përgënjeshtrohen zërat në lidhje me ndarjen e Will Smith dhe Jada Pinkett

SHBA, 25 Gusht NOA - Tabloidet dhe lajmet në ueb gjithnjë e më shumë e çonin drejt lamtumirës.

Laji i ndarjes mes Will Smith dhe Jada Pinkett, pas 13 vitesh martesë të lumtur duhet thënë se kishte habitur të gjithë.

I pari që ka përgënjeshtruar këtë lajm ka qenë Jaden Smith, i biri 13-vjeçar i aktorit: “Janë të gjitha mashtrime”.

Djali ka publikuar në rrjet komentin e tij,ku më pas ka ardhur dhe komunikimi zyrtar nga vetë çifti: “Thashethemet në drejtim të lidhjes sonë, mund të themi se janë tërësisht pa bazë dhe të rreme. Jemi ende bashkë dhe martesa jonë nuk vihet aspak në diskutim”.

Will dhe Jada janë parë së bashku dhe teksa kanë bërë blerje në Beverly Hills, ku janë dukur të qetë dhe shumë të lumtur.

Thashethemet në lidhje me një flirt të mundshëm të Pinkett kanë mbetur vetëm zëra të momentit.

r.b/NOA

KOMENTE