English

Përplasje mes policisë dhe minatorëve, disa të plagosur

Bulqizë, 25 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Tensionohet situata në minierën e Bulqizës. Policia dhe minatorët janë përplasur mes tyre në hyrje të minierës. Shkak u bë një kamion i ngarkuar me materiale që shërbejnë për riparimin e shkarjeve në minierën e Bulqizës. Firma ACR ka urdhëruar futjen brenda minierës të kamionit, por minatorët nuk kanë pranuar. Menjëherë forcat speciale të policisë që prej ditësh ndodhen në Bulqizë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Policia ka përdorur edhe gaz lotësjellës për të shpërndarë minatorët të cilët po mbajnë të bllokuar hyrjen në minierë duke mos lejuar të hyjnë në minierë asnjë makineri.

Korrespondenti i agjencisë NOA në Bulqizë informon se pas përplasjeve tre minatorë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre D.Neziri është dërguar me urgjencë në spital pas dëmtimeve në momentin kur po tentohej që rë futesgub trarët në ambientet e firmës.

Në protestën e minatorëve në hyrje të minierës ka shumë gra dhe fëmijë. Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj në një deklaratë mediatike tha se, policia po ushtron dhunë mbi protestuesit.

Ndërkohë më herët minatorët i dhanë edhe dy ditë afat kompanisë ACR për të arritur një marrëveshje përndryshe ata do të përshkallëzojnë protesta duke bllokuar rrugët por edhe do të rinisin edhe grevën e urisë. a.q/NOA

KOMENTE
  • Fatmir Demiraj12:57 - 25 Gusht 2011
    ca mund te thuash ne kete venda bastard dhe te shpifur ku 90% e drejtuesve te shtetit jane fshatare te pa gdhendur dhe kane mentalitetin e gomarit lopes vicit dhe gardheve .