Nju Jork, 25 Gusht 2011 - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, (UNHCR), pranoi sot se janë 12 milionë njerëz pa shtetësi në botë.
Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Antonio Guteres, tha se njerëzit pa shtetësi kanë probleme në arsim, kujdes shëndetësor, banim dhe punësim.
Pashtetësia paraqitet për disa arsye, prej refuzimit për dhënien e shtetësisë, siç ishte rasti i kurdëve nën regjimin e Sadam Huseinit në Irak, e deri te shkatërrimi i shteteve, siç ishte rasti i ish Jugosllavisë.
Kombet e Bashkuara thonë se problemi është veçanërisht i ndjeshëm në Azinë Juglindore, Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Ndaj ato bëjnë u thirrje vendeve të ndryshme të botës për t’i ndihmuar.
Deri tash, vetëm 38 vende e kanë nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për Reduktimin e Pashtetësisë, e cila më 30 të këtij muaji e shënon 50 vjetorin e nënshkrimit.