English

Projekti grek për shqiptarët: Kush do leje qëndrimi, të vërtetojë se ka lidhje substanciale me Greqinë

Athinë, 25 gusht, NOA – Ka përfunduar në komisionet parlamentare të Athinës, diskutimi i projektligjit për riorganizimin e sistemit të dhënies së lejes së qëndrimit emigrantëve të huaj në Greqi, përfshirë këtu edhe ata shqiptarë.

Ky fakt është konfirmuar nga agjencia greke e e Lajmeve, ANA, sipas të cilës, ky diskutim është bazuar në direktivën e dhënë nga ministri i Brendshëm grek, Haris Kastanidis, i cili është në të njëjtën kohë edhe hartuesi i këtij projekt-ligji, se “do të bëhet çdo përpjekje për të dëshmuar se strukturat e sigurisë nuk do të lënë asnjë shteg për legalizime masive emigrantësh”.

Siç bëhet me dije, në favor të këtij projekti janë shprehur deputetët e PASOK-ut të cilët përbëjnë mazhorancën në pushtet, si edhe ata të partisë opozitare, Demokracia e Re.

Ndërsa kundër projektligjit votuan deputetët e partisë LAOS-s, të cilët nuk panë në pikat e këtij projekti një garanci se nuk do të ketë legalizime masive të emigrantëve në të ardhmen.

Kushtet për të marrë leje qëndrimi

Sipas projektligjit në fjalë, përtej dokumentacionit që vërteton qëndrimin dhjetëvjeçar të një emigranti në Greqi, ai duhet që ai të vërtetojë para së gjithash se ka lidhje substanciale, të forta me Greqinë.

Ndërkaq, ANA bën me dije se “me shansin për pajisje me leje qëndrimi të emigrantëve që vërtetojnë qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi, i jepet zgjidhje edhe problemit të madh të emigrantëve shqiptarë, që rezultoi vitin e fundit. është fjala për ata emigrantë, të cilët në kushtet e thellimit të krizës ekonomikeGreqi, humbën vendet e punës dhe si rezultat nuk arritën të plotësonin kushtin kryesor për rinovimin e lejes së qëndrimit. Ky i fundit është në fakt disponimi i 150-200 pullave të sigurimeve shoqërore, "ensima". Prandaj, mendohet se kjo kategori emigrantësh do ta ketë më të thjeshtë tashmë të legalizohet, pasi ata për vite të tëra kanë qenë të ligjshëm dhe kanë dhënë shenja të fuqishme integrimi.

n.e/NOA

KOMENTE
  • shqiponja13:48 - 25 Gusht 2011
    cfare kuptimi ka substanciale cfare duhet te kete emigranti pervec esmave per te plotesuar kriteret per te riperseritur letrat greke se ky kriter ka qene edhe me perpara cfare ndryshimi ka tani .....pres pergjigje