English

Rebelët: Geddafi është arratisur nga Abu Salim, nuk është më në Tripoli

Tripoli, 25 gusht 2011, NOA- Shtëllunga tymi dhe zjarr shfaqet në pallatin e Revolucionit në Tripoli, në lagjen e Abu Salim, ku kanë ndodhur përplasjet e ashpra mes rebelëve dhe përkrahësve të kolonel Geddafit.

Pallati i Revolucionit ishte njëri prej simboleve të regjimit. Kjo ndërtesë përdorej gjithashtu për të mësuar parimet e librit të Gjelbër të kolonelit.

Sakaq sipas rebelëve të cilët këtë pasdite kanë shtënë në duar lagjen di Abu Salim, i menduar si vendstrehimi i Geddafit, diktatori nuk ndodhet më në këtë pjesë të qytetit dhe se ai është arratisur drejt jugut, përgjatë Airport Highway që të çon jashtë kryeqytetit dhe ku koloneli ka disa ferma.

a.y/NOA

KOMENTE