Tripoli, 25 gusht 2011, NOA- Koloneli Muammar Geddaf është shfaqur sërish dhe këtë herë u bën thirrje besnikëve të tij që të vrasin rebelët nëpërmjet një mesazhi audio.
Mesazhi i tij i drejtohet popullit Sirte, ku është dhe vendlindja e tij duke shtuar se Libia është e libianëve dhe jo e agjentëve.
Sakaq Geddafi shton se duhet mbrojtur populli nga të huajt dhe për këtë duhet luftuar deri në fund.
Ndërkaq NATO pak më parë nisi sulmin mbi lagjen Abu Salim, e konsideruar si vend i besnikëve të Geddafit, në kryeqytet ku mendohet të jetë fshehur edhe diktatori.
a.y/NOA