English

Sërish aktive vatrat e zjarrit në Munellë

Pukë, 25 gusht 2011, NOA – Zjarret vazhdojnë të jenë shqetësim për drejtuesit lokalë në Pukë. Dy vatra zjarri vijojnë të djegin prej 8 ditësh pyjet në Munellë, ndërsa sot u evidentuan dhe 15 vatra të tjera më të vogla. Zjarreve u kanë shpëtuar zonat e banuara, ndërsa ka dëme të mëdha në zonat pyjore.

Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor. Zjarret kanë përparuar ndjeshëm këto ditë duke kaluar edhe në zonën e Mirditës. Mendohet se temperaturat e larta janë shkaku i zjarreve këto ditë, super të nxehta, ndërsa nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme.

a.q/NOA

KOMENTE